Kronikë
Tragjedi në Klinë: Gjendet pa shenja jete një person në fshatin Jelloc
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm fshatin Jelloc të komunës së Klinës, ku një qytetar është gjetur pa shenja jete.
Lajmi për portalin tonë është konfirmuar nga Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, i cili bëri të ditur se autoritetet u vunë në lëvizje menjëherë pas marrjes së informatës rreth orës 06:20 të mëngjesit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë pa vonesë njësitë relevante policore së bashku me ekipin mjekësor, ku ky i fundit ka konfirmuar zyrtarisht vdekjen e viktimës.
Sipas zyrtarit policor, me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për t'iu nënshtruar ekzaminimit mjeko-ligjor dhe autopsisë.
Ndërkohë, autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje, ndërsa rasti është iniciuar zyrtarisht si "Hetim i vdekjes".
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: