Politikë
Vlerësim ndërkombëtar për ish-presidenten Osmani, nderohet me Çmimin Global për Diplomaci në Turqi
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është fituese e çmimit prestigjioz “Global Diplomacy Award”, një vlerësim ky që i është ndarë në skenën ndërkombëtare.
Ceremonia solemne e dorëzimit të këtij çmimi u organizua në Turqi, me ftesë të “Global Journalism Council”, ku u mblodhën mbi 350 delegatë dhe personalitete nga 32 vende të ndryshme të globit.
Pas pranimit të këtij titulli, Osmani ka shprehur falënderimet e saj të sinqerta, duke theksuar se diplomacia e mirëfilltë shërben për të ngritur ura bashkëpunimi dhe mbetet gjithmonë e palëkundur në krah të drejtësisë.
“Këtë çmim ia dedikoj, sikurse çdo çmim tjetër, popullit të përvuajtur të Kosovës, i cili sakrifikoi gjithçka, deri edhe fëmijët në djep, që ne sot ta gëzojmë lirinë. Njëkohësisht, ia dedikoj Atit themeltar të Republikës sonë, Presidentit Ibrahim Rugova, i cili na mësoi rëndësinë e aleancave, të ndërtimit të urave dhe të kultivimit të miqësive”, ka shkruar ajo në dedikimin e saj.
Më tej, ish-presidentja vuri në dukje se ky çmim përbën gjithashtu një akt nderimi për përfaqësuesit e mediave, të cilët gjatë periudhës së luftës në Kosovë, përmes guximit për të pasqyruar të vërtetën, kontribuan në shpëtimin e shumë jetëve njerëzore.
“Sepse gazetaria e guximshme nuk është vetëm dëshmi e historisë, por edhe mbrojtje e jetës dhe e njerëzimit”, ka shtuar tutje Osmani.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: