Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

I dënuar me 12 vite burg për vrasje, arrestohet në Itali 28-vjeçari nga Dibra

Redaksia Lajmetereja • 29-09-2026 08:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
I dënuar me 12 vite burg për vrasje, arrestohet në Itali 28-vjeçari nga Dibra
Operacioni ndërkombëtar i koduar “The Wanted” ka vënë në pranga në Bolzano të Italisë një shtetas shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i cili ishte i dënuar me burgim për një krim të rëndë. Bëhet fjalë për 28-vjeçarin Vanxhel Balla, i lindur në Dibër, ndaj të cilit Interpol Tirana kishte lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, në vitin 2020, e kishte dënuar me 12 vjet heqje lirie – nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 9 vjet – për veprën penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim. Sipas hetimeve të autoriteteve, Balla në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin A. B., dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje për motive të dobëta, kanë privuar nga jeta me mjet prerës (thikë) shtetasin A. Z alias I. Z Punimet dhe procedurat zyrtare për transferimin e tij drejt vendit tonë po kryhen përmes bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, ndërsa autoritetet policore bëjnë me dije se operacionet e kësaj natyre do të vijojnë për kapjen e personave të tjerë me rekorde kriminale që fshihen jashtë vendit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar