Sport
Valverde përhap panik te Real Madridi: Nuk ndihem në formën time më të mirë fizike
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi i Real Madridit po e ndjek me ankth të madh këtë periudhë të ndeshjeve ndërkombëtare, pasi plot 18 lojtarë janë larguar për t'iu bashkuar kombëtareve të tyre, duke rritur frikën për dëmtime të mundshme.
Ky shqetësim ishte shprehur hapur edhe nga trajneri Jose Mourinho pas triumfit ndaj Valencias në “Mestalla”, ku ai tërhoqi vërejtjen se disa prej titullarëve të tij po vënë re shenja të një lodhjeje fizike të tejskajshme.
Sinjali i parë i rrezikut ka ardhur nga kapiteni Federico Valverde, i cili sapo ka zbarkuar në Montevideo për t'iu vënë në dispozicion të Përfaqësueses së Uruguait, nën urdhrat e trajnerit Diego Forlan, në prag të sfidave kundër Argjentinës dhe Republikës Dominikane.
Mesfushori kryesor ka pranuar hapur se nuk gëzon ende një gatishmëri të plotë fizike, për shkak të disa dhimbjeve muskulore që vazhdojnë ta shqetësojnë.
Vështirësitë për Valverden nisën që nga dëmtimi i pësuar në “Camp Nou” përballë Barcelonës, më 25 tetor, çka e detyroi atë të kërkonte largimin nga fusha në fillim të pjesës së dytë, ndërsa prej atij momenti ai nuk ka qenë plotësisht i qetë.
Për ta menaxhuar këtë situatë, kapiteni madrilen u la të pushonte në ndeshjen kundër Racing Santanderit, e nisi nga pankina përballjen me AEK-un, për t'u rikthyer më pas si titullar në ndeshjen e fundit ndaj Valencias.
“Kam ende shqetësime dhe nuk jam 100 për qind, por në Kombëtare duhet të vish gjithmonë, sepse është gjithmonë mirë të jesh këtu. Kisha shumë dëshirë të vija dhe të isha çdo ditë me bashkëlojtarët”, deklaroi Valverde gjatë një prononcimi për “Sport 890”.
Gjatë kësaj daljeje, ylli uruguaian u ndal te përshtatja e tij në rolin e mbrojtësit të djathtë, një detyrë që e ka mbuluar herë pas here edhe në të kaluarën, por që në skemat e Mourinhos po shndërrohet në pozicionin e tij primar.
“Unë përgatitem të luaj aty ku dëshiron trajneri. Për momentin po luaj si mbrojtës i djathtë dhe përgatitem të bëj gjërat mirë në atë pozitë dhe të jem më i miri në rolin tim”, përfundoi ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: