Sport
Krizë te Manchester United: Trajneri Carrick rrezikon shkarkimin para supersfidës me Liverpoolin
Reklamë e Sponsorizuar
Manchester United po shkon drejt një ndryshimi të madh në udhëheqjen e skuadrës, pasi Michael Carrick pritet të largohet nga frerët e stolit. Kjo lëvizje vjen si pasojë e serisë së rezultateve negative, të cilat e kanë zhytur klubin në zonën e rrezikshme të renditjes në Premier League.
Edhe pse zyrtarisht bordi drejtues i klubit deklaron se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar mbi fatin e strategut, burime të brendshme konfirmojnë se procesi i kërkimit të pasardhësit të tij ka filluar tashmë në prapaskenë.
Në bazë të zhvillimeve aktuale, lëvizja në stolin e “Djajve të Kuq” pritet të zyrtarizohet përpara transfertës së vështirë në “Anfield”, ku skuadra do të matë forcat me rivalët e përhershëm të Liverpoolit pas 13 ditësh.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: