Aktuale
Kujdes! KEDS paralajmëron ndërprerje të rrymës deri në 9 orë në disa rajone të vendit
Reklamë e Sponsorizuar
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se ditën e martë, më 10 nëntor 2026, qytetarët në disa qytete dhe fshatra të ndryshme do të përballen me mungesë të energjisë elektrike për shkak të ndërhyrjeve të domosdoshme në rrjet.
Sipas njoftimit zyrtar, kufizimet e planifikuara do të shtrihen në rajonin e Prishtinës, Pejës, Ferizajt, Mitrovicës, Gjakovës dhe Gjilanit. Në disa prej zonave të caktuara, ndërprerja e furnizimit pritet të zgjasë deri në 9 orë rresht.
Për të informuar konsumatorët, KEDS ka bërë publike oraret dhe vendndodhjet e sakta se ku do të ndërhyhet:
PRISHTINË | 09:00 – 18:00
Pa energji elektrike do të mbetet zona e KFOR-it. Kjo ndërprerje ndodh për shkak të punimeve teknike që kanë për qëllim konvertimin e linjës nga tensioni 10 kV në 20 kV.
PEJË – KLINË | 10:00 – 11:00
Kufizimet do të përfshijnë qytezën e Klinës, Dresnikun, Dollcin, një pjesë të rrugës "Sadik Rama", si dhe bizneset ETC Elkos Trading dhe Nora.
FERIZAJ – SHTIME | 09:00 – 12:00
Në këtë zonë pa rrymë do të mbesin fshatrat Davidovc, një pjesë e Gjurkocit, Gjurkoci, Rashinca, Vojnoci dhe një pjesë e rrugës "Komandant Kumanova".
MITROVICË | 10:00 – 15:30
Ndërprerjet do të kapmojnë Rahovën, Zhazhën, Vllahinë, Zijaqën, Dedin, Zabërgjën, Selacin, Maxherën, Melenicën, Boletinin, Kelmendë-Lipën, Lisicën, Lipën, si dhe rrugët Shemsi Ajeti, Bislim Bajgora, Brigada 141 Mehë Uka, Kadri Bistrica, Kemajl Ataturku, Hekurudhës dhe Brigada 142.
GJAKOVË – MALISHEVË | 10:00 – 15:30
Energjia elektrike do të mungojë në fshatrat Balincë, Bubavec, Drenoc, Gollubovc, Kijevë, Llazicë, Lubizhdë, Mleqan, Plloçic, Polluzhë dhe Stapanicë.
GJILAN – KAMENICË | 10:00 – 15:30
Kufizime të planifikuara do të ketë në disa pjesë të fshatrave Berivojcë, Crepanë, Dheu i Bardhë, Koretin dhe Topanicë.
Sipas shpjegimeve nga KEDS, këto ndërhyrje janë pjesë e planit për mirëmbajtjen preventive të rrjetit shpërndarës, pastrimin e traseve nga vegjetacioni, eliminimin e defekteve ekzistuese dhe zbatimin e projekteve të reja investive.
Duke pasur parasysh kohëzgjatjen e paralajmëruar, nga KEDS u bëhet thirrje banorëve të zonave të prekura që të organizojnë aktivitetet e tyre ditore duke u mbështetur në oraret e shpallura të reduktimeve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: