Politikë
Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi: Pjesëmarrja arriti në 14 mijë votues
Reklamë e Sponsorizuar
Ragmi Mustafi ka bërë një pasqyrë të procesit zgjedhor të zhvilluar në Luginën e Preshevës, ku qytetarët votuan për zgjedhjen e përbërjes së re të Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Sipas të dhënave të bëra publike prej tij, interesimi për këtë ngjarje të rëndësishme ka shënuar shifrën e rreth 14 mijë qytetarëve që kanë ushtruar të drejtën e votës.
Duke u bazuar te rezultatet paraprake, fitues i këtij procesi ka dalë Enkel Rexhepi nga radhët e PVD-AL, i cili, sipas të dhënave të deritanishme, siguron 10 mandate në këtë institucion.
“Këshilli Kombëtar Shqiptar është në rrugë që ta zgjidhë kryetarin e saj të shtatë”, u shpreh ndër të tjera Mustafi gjatë prononcimit të tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: