Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Kush duhet të jetë në krye të LDK-së? Analizë mbi profilin e liderit dhe kandidatët aktualë

Redaksia Lajmetereja • 09-11-2026 13:23
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kush duhet të jetë në krye të LDK-së? Analizë mbi profilin e liderit dhe kandidatët aktualë
Në opinionin publik është rikthyer fuqishëm Debati rreth garës për kreun e ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Për vite me rradhë, kjo forcë politike ka shënuar rënie për shkak të devijimeve nga parimet e saj themeltare dhe fryma rugoviste, siç cilësohet rëndom në diskursin politik. Edhe pse Dr. Ibrahim Rugova nuk jeton fizikisht, trashëgimia e tij paqësore, njerëzore dhe shtetformuese mbetet aktuale. Për ta kuptuar këtë vizion, mjafton t'i përmbahesh parimeve të tij, duke lënë mënjanë ambiciet personale dhe duke u udhëhequr nga përkushtimi ndaj interesit shtetëror. Udhëheqja e suksesshme kërkon eliminimin e egoizmit dhe shmangien e konflikteve të panevojshme me subjektet e tjera politike. Kreu i ardhshëm i LDK-së duhet të shfaqë qasje paqësore si brenda vendit ashtu edhe në rrafshin ndërkombëtar. Ai nuk duhet t'i shohë partitë rivale si armiq, por si konkurrentë në një garë demokratike, duke ofruar zgjidhje dhe vizion për zhvillimin e vendit pa prodhuar tensione të kota. Edhe nëse kundërshtarët politikë zgjedhin rrugën e arrogancës, LDK-ja nuk duhet të bie në të njëjtin nivel. Udhëheqja e kësaj partie duhet të fokusohet te puna e saj, duke shmangur debatet sterile dhe dialogun e pashpresë me palët që nuk kontribuojnë në të mirën e përgjithshme. Nisur nga këto kritere, asnjë nga personalitetet e vetëkandiduara deri më tani nuk përmbush kushtet për të drejtuar partinë. Një lider i vërtetë nuk duhet të vetëshpallet, por të propozohet dhe zgjidhet nga anëtarësia e gjërë e partisë. Kandidatët e deritanishëm nuk mishërojnë frymën rugoviste dhe shpesh kanë shfaqur qëndrime në kundërshtim me vijën zyrtare të partisë dhe vendimet e shumicës. Përvojat e kaluara me figura si Përparim Rama, Arben Gashi apo Hykmete Bajrami kanë dëshmuar herë pas here veprime që kanë shkaktuar përçarje dhe kanë cenuar interesin madhor shtetëror. Në këtë optikë, çdo individ që kërkon vetë rolin e liderit humb seriozitetin në sytë e strukturave, pasi ambiciet e ngushta karrieriste shpesh mbivendosen mbi interesat e shtetit. Kryetari i ardhshëm duhet të jetë një figurë unifikuese dhe e denjë për misionin e partisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar