Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Goditje e re nga Ottawa: Kanadaja vendos sanksione të gjera kundër Moskës zyrtare

Redaksia Lajmetereja • 09-11-2026 13:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Goditje e re nga Ottawa: Kanadaja vendos sanksione të gjera kundër Moskës zyrtare
Ottawa ka vendosur të zgjerojë masat ndëshkimore ndaj Moskës, duke vënë në shënjestër 24 persona dhe 38 entitete të reja. Paketë e re kufizimesh, e bërë publike përmes një njoftimi zyrtar të hënën, përfshin gjithashtu individë dhe kompani që operojnë në fushën e teknologjisë së raketave balistike dhe operacioneve kibernetike. Këto masa të fundit synojnë të shtojnë peshën ekonomike të luftës për Kremlinin, duke goditur drejtpërdrejt mekanizmat financiarë ndihmës, përfshirë platformat e shkëmbimit të kriptovalutave që ndihmojnë në mbajtjen gjallë të ekonomisë ushtarake ruse.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Anita Anand, u shpreh se qeveria kanadeze po ndërmerr hapa konkretë për të frenuar kapacitetet e presidentit Vladimir Putin në sulmet ndaj qyteteve ukrainase.

Ajo theksoi se mbështetja e Kanadajës për Kievin mbetet e palëkundur, duke paralajmëruar se sanksionet do të vazhdojnë deri në ndalimin e agresionit dhe rikthimin e sovranitetit e integritetit territorial të Ukrainës.

“Rusia vazhdon të ndjekë luftën e saj agresionale kundër Ukrainës dhe të mbështetet në rrjetet e shmangies së sanksioneve për të mbështetur operacionet e saj ushtarake. Këto sanksione të reja do të ndihmojnë në kufizimin e aftësisë së Rusisë për të goditur objektiva civile në Ukrainë”, thuhej ndër të tjera në deklaratën zyrtare.

Në njoftim u nënvizua gjithashtu se Kanadaja, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët, mbetet e vendosur për të intesifikuar presionin ndaj mbështetësve të makinerisë luftarake ruse. Ottawa do të vazhdojë të qëndrojë krah Ukrainës dhe të bashkëpunojë me partnerët ndërkombëtarë për të siguruar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, në përputhje të plotë me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar