Politikë
Seanca e ardhshme e Kuvendit në fokus: Përplasje e paralajmëruar për shëndetësinë dhe energjinë
Reklamë e Sponsorizuar
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të zhvillojë mbledhjen e radhës, gjatë së cilës do të përcaktohet agjenda e punimeve për seancën e ardhshme plenare, si dhe do të diskutohen çështje të tjera me rëndësi për funksionimin e institucionit ligjvënës.
Në qendër të pikave të parashikuara për seancën e ardhshme do të jetë interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia. Kjo seancë pyetjesh vjen pas rastit tragjik të vdekjes së një pacienteje me kancer gjiri, e cila kishte mbetur pa trajtim mjekësor për katër muaj, si dhe për shkak të gjendjes alarmante nga mungesa e barnave onkologjike.
Po ashtu, deputetët pritet të shqyrtojnë edhe mocionin përmbajtjesor që trajton situatën aktuale në sektorin elektroenergjetik, duke përfshirë sfidat me planifikimin, formimin e çmimeve dhe mbarëvajtjen e furnizimit me rrymë elektrike në vend.
Gjatë këtij takimi, Kryesia do të procedojë me miratimin e procesverbalit nga mbledhja e mëparshme, ndërsa në pjesën e fundit të rendit të ditës do të analizojë kërkesa dhe propozime të ndryshme të paraqitura për shqyrtim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: