Sport
Myftiu Tërnava në Arabinë Saudite, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Haxhit
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i krahuar nga bashkëpunëtorët e tij, po merr pjesë aktive në sesionet e Konferencës dhe Panairit Ndërkombëtar të Haxhit, e cila ka çelur punimet në qytetin e Xhides, në Mbretërinë e Arabisë Saudite.
Sipas njoftimit të Bashkësisë Islame të Kosovës, ky organizim i rëndësishëm po zhvillohet nën kujdesin e veçantë të Kujdestarit të Dy Xhamive të Shenjta, Mbretit Salman bin Abdulaziz, ndërsa motoja e këtij edicioni është “Nga Meka në botë”.
Në njoftim theksohet se ky aktivitet katërditor është ndërmarrë nga Ministria e Haxhit dhe Umres e Arabisë Saudite, në bashkëpunim të ngushtë me Programin e Shërbimit për Mysafirët e të Mëshirëplotit. Në këtë ngjarje globale janë bërë bashkë mbi 520 institucione vendore dhe ndërkombëtare, me delegacione nga më shumë se 150 shtete të ndryshme të globit.
Panairi shërben si një pikëtakim kyç për zyrat e çështjeve të haxhilerëve, agjencitë e shërbimeve dhe autoritetet kompetente nga e gjithë bota islame, duke ofruar një hapësirë ideale për koordinimin dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve për besimtarët që kryejnë ritet e haxhit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: