Sport
Liria shkëputet në krye të Ligës së Parë, zbardhë rezultatet e plota të javës së 15-të
Reklamë e Sponsorizuar
Skuadra e Lirisë nga Prizreni ka krijuar një epërsi prej tri pikësh ndaj ndjekëses më të afërt, Prishtinës së Re, pas përmbylljes së ndeshjeve të javës së 15-të në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Kjo epërsi e bardhezinjve mund të jetë edhe më e madhe, duke llogaritur faktin se prizrenasit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, atë kundër Mitrovicës.
Aktualisht, Liria mban kreun e renditjes me 35 pikë të tubuara, e ndjekur nga Prishtina e Re me 32 pikë, Dinamo me 26, Istogu me 25 dhe Ferizaji me 24 pikë, për të vazhduar me skuadrat e tjera në tabelë.
Në kuadër të kësaj xhiroje, sfidat e zhvilluara dhuruan këto rezultate:
Vjosa – Lepenci 1:1
Ramiz Sadiku – Mitrovica 1:0
Prishtina e Re – Rilindja 1974 4:1
Trepça '89 – Tefik Çanga 0:2
Liria – Besa 2:0
2 Korriku – Dinamo 0:1
Istogu – Kika 1:0
Vëllaznimi – Trepça 2:2
Ferizaj – Suhareka (nesër, ora 13:00)
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: