Kronikë
Bilanci i protestës në Tiranë: Policia shoqëron 12 persona dhe vendos 10 gjoba për bllokim të rendit
Reklamë e Sponsorizuar
Tubimi i djeshëm në kryeqytet, i cili u karakterizua nga momente tensioni dhe përplasjesh, ka lënë pas masat e para ligjore ndaj disa prej pjesëmarrësve.
Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja Dorjana Bezat, autoritetet policore kanë shoqëruar në komisariat 12 persona gjatë dhe pas zhvillimit të protestës.
Po ashtu, forcat e rendit kanë ndëshkuar me masa administrative (gjoba) edhe 10 qytetarë të tjerë, me arsyetimin e bllokimit të qetësisë dhe rendit publik.
Gjatë protestës së së shtunës, situata u tensionua ndjeshëm pranë godinës së Ministrisë së Arsimit dhe në sheshin para Kryeministrisë. Protestuesit hodhën drejt forcave të sigurisë lëndë piroteknike, molotovë dhe gurë, ndërsa nga ana e saj, policia u kundërpërgjigj duke përdorur autobotet me ujë për shpërndarjen e turmës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: