Sport
Tragjedi në autostradën kroate: Përmbyset autobusi me targa serbe, humbin jetën dy persona dhe plagosen 33 të tjerë
Reklamë e Sponsorizuar
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Kroaci, ku të paktën dy persona kanë ndërruar jetë dhe rreth 33 të tjerë kanë pësuar lëndime, pasi një autobus është përplasur me barrierat mbrojtëse dhe është përmbysur në autostradë.
Mjeti i transportit, i cili po udhëtonte drejt Zagrebit në një kohë që ishte i mbushur me udhëtarë, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, ka bërë të ditur policia vendase.
Lidhur me bilancin e të plagosurve, komandanti i zjarrfikësve të qarkut të Zagrebit, Dario Kezeric, ka bërë të me dije se rreth 33 persona kanë marrë lëndime, nga të cilët gjashtë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Sipas autoriteteve, në momentin e ndodhjes së tragjedisë, në bordin e autobusit ndodheshin gjithsej 33 pasagjerë dhe dy drejtues mjeti.
Ndërkohë, burimet zyrtare konfirmojnë se autobusi i përfshirë në këtë ngjarje tragjike mbante targa të Serbisë.
Autoritetet kompetente policore kanë nisur menjëherë hetimet intensive për të zbardhur rrethanat e plota dhe shkaqet që sollën këtë aksident fatal.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: