Aktuale
Gëzim i dyfishtë në familje: Fifi jep lajmin se është në pritje të fëmijës së dytë
Reklamë e Sponsorizuar
Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi, ka ndarë me fansat dhe ndjekësit e saj një lajm mjaft të bukur, duke zbuluar se është sërish shtatzënë. Ajo ka preferuar që këtë moment të veçantë ta bërë publik në një formë krejtësisht origjinale dhe plot humor.
Përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, artistja shfaqet duke u adresuar ndjekësve me fjalët: „Mos më shqetësoni se kam gajlet e mia, më duket se jam shtatzënë“.
Kujtojmë se kjo shtatzëni vjen pasi Fifi shijoi për herë të parë ndjesitë e mrekullueshme të mëmësisë, pas ardhjes në jetë të djalit të ei, Theo Mal.
Tashmë, këngëtarja dhe pjesëtarët e tjerë të familjes po bëhen gati të presin në gjirin e tyre një tjetër fëmijë, duke nisur kështu një tjetër kapitull plot emocione dhe gëzim në jetën e tyre.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: