Aktuale
Parashikimi i motit për të dielën: Mëngjes i ngrirë dhe orë me diell gjatë ditës në vend
Reklamë e Sponsorizuar
Fundjava në Kosovë pritet të përmbyllet me kushte atmosferike të qëndrueshme, ku dita e diel do të sjellë një kombinim të vranësirave kalimtare dhe intervaleve të gjata me diell.
Sipas të dhënave meteorologjike, temperaturat e ditës do të shënojnë ulje në orët e hershme të mëngjesit, duke luhatur vlerat minimale nga -4 deri në -1 gradë Celsius. Ndërkohë, gjatë mesditës termometrat pritet të ngjiten, duke arritur vlerat maksimale nga 8 deri në 12 gradë Celsius.
Sa i përket erës, ajo do të fryjë kryesisht nga drejtimi i verilindjes, duke ruajtur një intensitet të lehtë me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: