Sport
Lot në fushë: Gjyqtarja spanjolle nuk përmban emocionet gjatë homazheve për Jesus de Miguel
Reklamë e Sponsorizuar
Një çast prekës ka tronditur opinionin sportiv në Spanjë, ku arbitrja Marta Huerta është parë e përlotur gjatë minutës së heshtjes kushtuar futbollistit të ndjerë, Jesus de Miguel. Federata spanjolle pati vendosur që në të gjitha kategoritë e futbollit të zhvilloheshin homazhe për të nderuar kujtimin e lojtarit që humbi jetën tragjikisht.
Momenti tepër emocional u regjistrua para sfidës mes Cadiz dhe Real Oviedo, e vlefshme për Segunda Division. Gjyqtarja Huerta, e cila vjen pikërisht nga Tenerife, nuk ka mundur t'i mbajë lotët në fushën e blertë, duke reflektuar dhimbjen e madhe që ka kapluar sportin spanjoll pas ndarjes nga jeta të sulmuesit.
Përveç minutës së heshtjes në çdo ndeshje të kësaj jave,homazhet u shoqëruan edhe me gjeste të tjera prekëse. Lojtarët e të dyja skuadrave zbritën në tapetin e gjelbër të veshur me fanella ku shkruhej emri dhe mbante numri 9 i Jesus de Miguel, simbol i përkatësisë së tij në fushë.
Nderimet ndaj sulmuesit nuk u ndalën vetëm në fillim të takimeve. Në minutën e nëntë të çdo ndeshjeje, loja u ndërpre përkohësisht dhe stadiumet u përfshinë nga duartrokitje të fuqishme të tifozëve, në shenjë respekti dhe kujtimi të Përhershëm për numrin 9 të tyre.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: