Politikë
Sulm kibernetik ndaj kryediplomatit italian, Meloni: Ngjarje alarmante që kërkon reagim të fortë
Reklamë e Sponsorizuar
Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka bërë të ditur se është vënë në shënjestër të sulmeve kibernetike, si pasojë e qëndrimit që Italia mban në mbështetje të Ukrainës.
Sipas Tajanit, gjatë ditëve të fundit “kriminelë kibernetikë” kanë bërë publike të dhënat e jo ndejta personale të tij në taktet e errëta të internetit (dark web). Ai theksoi se autorët po përpiqen të sigurojnë të dhëna shtesë, duke e vënë atë në shënjestër të akteve të frikësimit dhe kërcënimeve të vazhdueshme.
Kryediplomati italian shtoi gjithashtu se në fokus të këtyre sulmeve është përfshirë edhe familja e tij.
“Pozicioni ynë ndaj Ukrainës përbën motivin politik pas këtij sulmi. Për këto rrjete kriminale, mbrojtja e sovranitetit të një shteti dhe mbështetja e hapur për demokracinë dhe lirinë përbëjnë një rrezik”, u shpreh ai.
Në lidhje me këtë situatë, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka shprehur mbështetjen e saj të plotë për Tajanin, duke e cilësuar si një fenomen tejet shqetësues rrjedhjen dhe tregtimin e të dhënave konfidenciale të zyrtarëve të lartë shtetërorë.
“Publikimi dhe tregtimi i informacioneve të klasifikuara për zyrtarët publikë përbën një problem serioz që kërkon trajtim me rreptësinë dhe vendosmërinë më të lartë”, deklaroi ndër të tjera Meloni.
Ky incident vjen në një periudhë kur kompania përgjegjëse për menaxhimin e tunelit hekurudhor Brenner Base Tunnel ka konfirmuar se ka rënë pre e një sulmi kibernetik gjatë javëve të shkuara.
Bëhet fjalë për një infrastrukturë hekurudhore me gjatësi prej rreth 55 kilometrash, e cila lidh qytetin austriak të Innsbruckut me Fortezzan në Itali.
Sipas njoftimit të kompanisë BBT SE, ngjarja ka ndodhur më 17 tetor dhe menjëherë janë vënë në lëvizje mekanizmat dhe protokollet e mbrojtjes kibernetike për të menaxhuar situatën.
Menaxhmenti ka bërë të ditur se rrjetet e prekura janë shkëputur menjëherë, ndërsa në zbardhjen e rrethanave janë angazhuar ekspertë të jashtëm të fushës së sigurisë dixhitale.
Gjatë këtij sulmi dyshohet se janë komprometuar dhe vjedhur informacione të brendshme, pasi hakerët kanë depërtuar në rrjetin e kompanisë që ka qenë i lidhur në internet.
Në raportimet e para mbi ngjarjen, është ngritur dyshimi se pas këtij sulmi mund të qëndrojë një grup hakerësh pro-rusë, të njohur në botën kibernetike me emrin “Everest”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: