Aktuale
Sali Berisha: Partia Demokratike në krah të studentëve, thirrje opozitës për front të përbashkët kundër Ramës
Reklamë e Sponsorizuar
Në një konferencë për shtyp të mbajtur mbrëmjen e kësaj të shtune, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndalur te zhvillimet e protestës së sotme, duke shprehur mbështetjen e pakushtëzuar të forcës politike që drejton ndaj lëvizjes studentore dhe duke kërkuar një bashkim të gjerë opozitar kundër qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.
Gjatë fjalës së tij, lideri i opozitës hodhi akuza të rënda ndaj strukturave të rendit, duke pretenduar se policia ka ndjekur një skenar kriminal me qëllim provokimin e protestuesve dhe të rinjve që dolën në shesh.
“Sot u faktua se protestuesit dhe studentët u provokuan nga policia, e cila vepron me një skenar kriminal ndaj revoltës studentore. Kam një ftesë për të gjithë: të bashkohemi në mbështetje të studentëve, të bashkohemi pavarësisht nga kundërshtitë që mund të kemi me njëri-tjetrin, pavarësisht nga dallimet që mund të kemi. Të bashkohemi me studentët, të cilët po zhvillojnë një betejë epike kundër së keqes më të madhe të këtij kombi, që e ka emrin Edi Rama. Ju garantoj se Partia Demokratike është vendosur t’i mbështesë totalisht studentët, revoltën e tyre dhe të respektojë të gjithë ata që janë në këtë linjë. Ftoj çdo qytetar të angazhohet në këtë betejë. Bashkimi i të gjithë faktorëve opozitarë duhet të jetë kurora e kësaj lëvizjeje të madhe e të paparë që po zhvillohet në Shqipëri, për t’u ndarë nga ky regjim dhe për t’u përgatitur për një qeveri që do të përgatisë kuadrin ligjor për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, u shpreh Berisha.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: