Sport
Operacioni i janarit: Gerry Cardinale planifikon goditjen e bujshme për sulmin e Milanit
Reklamë e Sponsorizuar
Drejtuesit e Milanit kanë nisur tashmë lëvizjet konkrete për merkaton e dimrit, ku objektiv kryesor i kuqezinjve është bërë sulmuesi i talentuar Nicolo Tresoldi, një lojtar me origjinë italiane që ka zgjedhur të përfaqësojë Gjermaninë në arenën ndërkombëtare.
Sulmuesi 22-vjeçar po kalon një formë fantastike gjatë këtij sezoni, duke regjistruar plot 14 gola në 16 paraqitje në të gjitha kompeticionet. Një dëshmi e qartë e cilësive të tij ishte edhe tregolëshi i shënuar pak ditë më parë në “San Siro” ndaj Interit, sfidë ku Club Brugge triumfoi me shifrat 2-4 në UEFA Champions League.
Për këtë transferim bujon, themeluesi i “Red Bird”, Gerry Cardinale, ka marrë frenat në dorë dhe po punon personalisht për të finalizuar marrëveshjen gjatë muajit janar. Megjithatë, arritja e këtij qëllimi pritet të paraqitë sfida të mëdha për klubin italian.
Kujtojmë se Tresoldi është i lidhur me klubin belg përmes një kontrate afatgjatë që skadon në vitin 2029. Nga ana e tyre, drejtuesit e Club Brugge e kanë bërë të qartë se nuk do të lejojnë largimin e yllit të tyre për një shifër më të ulët se 50 milionë euro.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: