Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Tragjedi në Gostivar: Humb jetën 58-vjeçari, autoritetet nisin hetimet

Redaksia Lajmetereja • 07-11-2026 19:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tragjedi në Gostivar: Humb jetën 58-vjeçari, autoritetet nisin hetimet
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e mbrëmjes së datës 06.11.2026 në qytetin e Gostivarit, ku një 58-vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugën "Beliçica". Sipas informacioneve zyrtare nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës, rreth orës 19:50, Ndihma e Shpejtë Mjekësore e Gostivarit ka njoftuar policinë se gjatë ndërhyrjes në terren për t'i dhënë ndihmën e parë një personi, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij, ndërsa në trup nuk janë vërejtur shenja të dukshme dhune. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, efektivët e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar viktimën, e cila është shtetasi M.F., 58 vjeç, banor i Gostivarit. Këqyrja e detajuar e vendit të ngjarjes është kryer nga një ekip i specializuar pranë Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Gostivarit, në bashkëngjitje dhenën drejtimin e prokurorit publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike Gostivar. Në mbështetje të urdhrit të lëshuar nga prokurori publik, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion mjeko-ligjor, për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar