Kronikë
Tentoi të hynte në Maqedoni të Veriut me patentë shoferi slloven të falsifikuar, pranga 25-vjeçarit
Reklamë e Sponsorizuar
Një i ri nga Shkupi ka rënë në prangat e autoriteteve kufitare në Pikën e Tabanocit, pasi gjatë kontrollit është konstatuar se posedonte një leje drejtimi të falsifikuar të lëshuar nga autoritetet sllovene.
Incidenti është regjistruar më 6 nëntor 2026, rreth orës 17:10, në hyrje të territorit të Maqedonisë së Veriut, ku efektivat e policisë kufitare kanë ndaluar automjetin e tipit “Volkswagen Passat” me targa vendase, që drejtohej nga 25-vjeçari me inicialet E.A.
Gjatë verifikimit të dokumentacionit, zyrtarët policorë kanë ngritur dyshime të bazuara dhe kanë konfirmuar se patenta e paraqitur nga drejtuesi i mjetit ishte e falsifikuar.
Pas ndalimit dhe kryerjes së procedurave fillestare në vendngjarje, i riu i është dorëzuar menjëherë zyrtarëve të Sektorit të Punëve të Brendshme (SPB) në Kumanovë, për ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm ligjorë ndaj tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: