Sport
Ndalet Torino e Ardian Ismajlit, Lecce arrin të rrëmbejë një barazim në Serie A
Reklamë e Sponsorizuar
Torino nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 përballë Lecces në stadiumin e vet, në kuadër të xhiros së 11-të të kampionatit italian, Serie A, duke lënë pas një paraqitje që la për të dëshiruar para tifozëve vendas.
Mbrojtësi i njohur i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli, ishte pjesë e formacionit startues të skuadrës torineze dhe regjistroi një tjetër paraqitje nga minuta e parë në këtë përballje.
Fati dukej se ishte në anën e vendasve kur, në minutën e 60-të, Kialonda Gaspar shkaktoi një autogol fatkeq. Në tentativë e sipër për të larguar rrezikun nga zonë e rreptësisë, futbollisti i Lecces dërgoi topin në rrjetën e tij, duke zhbllokuar shifrat në 1:0.
Megjithatë, skuadra udhëtuese nuk u dorëzua dhe reagoi fuqishëm, duke gjetur golin e barazimit në minutën e 74-të të takimit.
Pas një asistimi nga Lassana Coulibaly, ishte Konan Ndri ai që lëshoi një goditje të fuqishme nga buzë e zonës. Topi u devijua nga prapavija vendase dhe përfundoi në portë, duke e lënë portierin Lucas Perri pa mundësi reagimi dhe vulosur rezultatin përfundimtar 1:1.
Pas përmbylljes së 11 javëve në elitën e futbollit italian, Torino pozicionet në vendin e 11-të me gjithsej 14 pikë të grumbulluara, ndërsa Lecce ndodhet e 14-ta në tabelë me 10 pikë në llogarinë e saj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: