Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Kualifikueset e Euro 2028: Kosova synon surprizën ndaj Hungarisë në Ferizaj

Redaksia Lajmetereja • 07-11-2026 16:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kualifikueset e Euro 2028: Kosova synon surprizën ndaj Hungarisë në Ferizaj
Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka hyrë në fazën përfundimtare të përgatitjeve për sfidën e radhës në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian 2028. Të dielën, duke filluar nga ora 17:15, palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj do ta presë përballjen mes përfaqësueses sonë dhe Hungarisë, e cila konsiderohet si skuadra favorite e Grupit 4. Dueli do të transmetohet drejtpërdrejt në ekranin e RTK-së dhe paralajmërohet si një nga testet më të vështira për djemtë tanë. Hungarezët vijnë në këtë takim pas një paraqitjeje bindëse të enjten në Tatabanya, ku triumfuan 32:21 ndaj Malit të Zi. Nga ana tjetër, Kosova kërkon kthesën pas humbjes 37:30 të regjistruar në udhëtim ndaj Ishujve Faroe në Torshavn. “Në ndeshjen kundër Ishujve Faroe pati mjaft elemente pozitive, të cilat kanë ngritur besimin brenda grupit tonë para këtij takimi tejet sfidues me hungarezët”, thuhet në nomimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK). Shtëpia e hendbollit kosovar ka bërë të ditur se pritet një atmosferë e zjarrtë dhe mbështetje masive nga tribunat në arenën e Ferizajt, e cila në vitet e fundit është dëshmuar si një kala e vërtetë e mbushur me shikues për ndeshjet ndërkombëtare të kombëtares.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar