Kronikë
Përshkallëzohet situata në kryeqytet: Përleshje dhe ndërhyrje me ujë e gaz lotsjellës pranë Ministrisë së Arsimit
Reklamë e Sponsorizuar
Situata e sigurisë është tensionuar sërish në qendër të Tiranës, ku protestuesit dhe punonjësit e policisë janë përplasur pranë godinës së Ministrisë së Arsimit.
Skenat e tensionit kanë nisur kur një grup protestuesish të maskuar kanë sulmuar kordonin policor duke hedhur gurë në drejtim të tyre. Nga ana e tyre, autoritetet kanë përsëritur thirrjet për qetësi, duke u kërkuar pjesëmarrësve të ndalin veprimet e dhunshme dhe të shpërndahen.
Për të vënë nën kontroll situatën dhe për të shpërndarë turmën, forcat e rendit kanë ndërhyrë duke përdorur sprej piper dhe autobote me ujë me presion të lartë.
Ndërkohë, disa nga të rinjtë e pranishëm kanë ndezur flakët në koshat e mbeturinave të zonës, duke i vendosur më pas si barrikadë përballë trupave policore dhe automjeteve të specializuara të ujit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: