Politikë
Tensionet zhvendosen nga Ministria e Arsimit te Kryeministria, protestuesit marshojnë drejt bulevardit
Reklamë e Sponsorizuar
Pas përleshjeve të ashpra me forcat e rendit në zonën e Ministrisë së Arsimit, turma e protestuesve ka liruar Rrugën e Durrësit, duke u nisur në formë marshimi drejt destinacionit të radhës.
Sipas informacioneve nga terreni, stacioni i ardhshëm i kësaj proteste pritet të jetë para goditjes së Kryeministrisë, ku tashmë është vënë re një prani e shtuar e forcave të sigurisë, çka shton shqetësimet për përplasje të reja dhe tensione të mundshme.
Tubimi, i cili nisi gjatë orëve të pasditës, u shoqërua me incidente të dhunshme, përfshirë hedhjen e gurëve dhe djegien e koshave të mbeturinave në drejtim të policisë. Nga ana e tyre, efektivët e rendit janë kundërpërgjigjur duke përdorur autobote me ujë dhe spraj piperit për të shpërndarë turmën.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: