Sport
Partizani triumfon në Laç dhe merr tri pikë jetike në Superiore
Reklamë e Sponsorizuar
Partizani ka konfirmuar formën e mirë pozitive në kampionat, dukeregjistruar fitoren e dastë radhazi në Kategorinë Superiore.
Pas triumfit të bujshëm të arritur në stadiumin e Durrësit ndaj Teutës, skuadra e njohur e kryeqytetit ka dalë me tri pikë të plota edhe nga transferta e vështirë e Laçit, në kuadër të javës së 11-të të këtij sezoni.
Momento vendimtar i takimit u regjistrua në minutën e 19-të të lojës. Ishte sulmuesi Sebastjan Spahiu, një nga afrimet më të bujshme të merkatos për të kuqtë, ai që fitoi dhe më pas shfrytëzoi me sukses penalltinë, duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke shënuar golin e vetëm të kësaj sfide.
Gjatë fraksionit të dytë të lojës, vendasit e Laçit u hodhën në sulm dhe u shfaqën shumë më kërkues në fushë, por mbrojtja e kryeqytetasve rezistoi me sukses, duke mos lejuar ndryshimin e rezultatit deri në vërshëllimën përfundimtare.
Falë këtij rezultati pozitiv, Partizani ngjitet në kuotën e 10 pikëve në tabelën e klasifikimit, ndërkohë që skuadra kurbinase mbetet në kuotën e 11 pikëve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: