Kronikë
Aksident në aksin Lushnjë-Rrogozhinë: Zjarrfikësit nxjerrin nga makina 83-vjeçarin, ja si është gjendja e tij
Reklamë e Sponsorizuar
Një 83-vjeçar ka mbetur i plagosur paraditen e sotme, pasi automjeti që drejtonte ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë.
Në momentin e ngjarjes, në mjet nuk ka pasur persona të tjerë, përveç drejtuesit Musa Sula, i cili ka pësuar dëmtime trupore të lehta si pasojë e daljes së makinës nga rruga.
Për shkak të bllokimit në kabinë, është dashur ndërhyrja e menjëhershme e shërbimit zjarrfikës për të bërë të mundur nxjerrjen e të moshuarit. Menjëherë pas kësaj, ai është dërguar me urgjencë në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe, sipas burimeve mjekësore, fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas mbërritjes në ambientet spitalore, drejtuesit të mjetit i është ushtruar testi i alkoolit, i cili ka dalë plotësisht negativ.
Ndërkohë, grupi hetimor dhe efektivët e policisë po punojnë intesivisht për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e sakta që çuan në këtë aksident rrugor.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: