Sport
Fitore me vuajtje në Laç, trajneri Karoglan kritikon ashpër skuadrën e Partizanit
Reklamë e Sponsorizuar
Partizani i drejtuar nga Mislav Karoglan ka konfirmuar ecurinë pozitive në kampionat, duke arkivuar tri pikët e radhës pas suksesit të arritur në transfertë ndaj Laçit, sfidë ku të kuqtë spikatën për qëndrueshmërinë në repartin defensiv.
Në përfundim të takimit, tekniku kroat ka analizuar paraqitjen e skuadrës së tij para gazetarëve, duke mos i kursyer kritikat e hapura për lojën e shfaqur në fushën e blertë. "Nuk ishte një performancë shumë e mirë, por fitorja ishte e rëndësishme. Laçi ishte ekipi më i mirë në fushë. Bëmë shumë gabime, në pasimin e parë dhe të dytë, sidomos në përqendrim," u shpreh ai.
Më tej, Karoglan ka theksuar nevojën urgjente për përmirësim dhe rritje të guximit në fushë, duke paralajmëruar gjithashtu ndryshime të mundshme taktike. "Bëjmë gabime të mëdha. Duhet të punojmë shumë. Duhet të kemi kurajën për të luajtur më mirë. Ndoshta mund të ndryshojmë edhe krahët."
Në mbyllje të prononcimit të tij, trajneri vlerësoi thyerjen e tabusë trevjeçare në këtë transfertë, por kërkoi më shumë përqendrim dhe rreptësi në vazhdimësi. "Në stërvitje jemi më mirë. Është e rëndësishme që fituam pas tre vitesh në Laç. Kemi marrë 6 pikë në dy ndeshjet e fundit, por kemi ende shumë punë për të bërë. Do të kemi më shumë disiplinë taktike".
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: