Botë
Dy gjigantët e kontinentit vihen pas portierit të Aston Villas, por nuk mungon as konkurrenca angleze
Reklamë e Sponsorizuar
Paraqitjet e shkëlqyera të Zion Suzukit nën fanellën e Aston Villas kanë bërë që gardiani japonez të shndërrohet në një nga emrat më të lakuar në tregun evropian të transferimeve, duke zgjuar interesimin e disa prej skuadrave më elitare në kontinent.
Sipas burimeve pranë zhvillimeve më të fundit në treg, Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini po ndjekin me vëmendje të shtuar hapat e 24-vjeçarit, i cili ka lënë mbresa të jashtëzakonshme që prej transferimit të tij në elitën e futbollit anglez, Premierligë.
Megjithatë, ambiciet e dy superfuqive evropiane pritet të kenë rivalitet të fortë brenda ishullit. Arsenali, Manchester City, Liverpooli dhe Tottenhami po e monitorojnë gjithashtu me kujdes situatën e përfaqësuesit të Japonisë, duke e mbajtur atë në radhën e përparësive për merkatot e ardhshme.
Kujtojmë se Suzuki u transferua te Aston Villa gjatë merkatos së verës së kaluar për shifrën e 30 milionë funteve, kohë kur firmosi edhe një marrëveshje pesëvjeçare me skuadrën nga Premierliga.
Pavarësisht valës së interesimit nga klubet e mëdha, krerët e Aston Villas nuk kanë asnjë plan për ta lënë të lirë portierin e tyre, pasi e shohin atë si gur themeltar në vizionin sportiv afatgjatë të klubit.
Në këto rrethana, çdo tentativë nga ana e skuadrave të interesuara për të siguruar shërbimet e portierit japonez pritet të ndeshet me rezistencë të fortë nga drejtuesit e klubit anglez.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: