Sport
Kthehet në Itali? Mauro Ikardi lidhet me një lëvizje të bujshme te rivalët e përjetshëm të Interit
Reklamë e Sponsorizuar
Mauro Ikardi mund të rikthehet sërish në Serie A, por këtë herë te një nga kundërshtarët më të mëdhenj historikë të zikaltërve. Mediat ndërkombëtare raportojnë se Juventusi ka shfaqur interesim për të eksploruar mundësinë e transferimit të sulmuesit argjentinas, pasi bardhezinjtë synojnë të shtojnë përforcime cilësore në repartin e sulmit, ndërsa emri i 33-vjeçarit figuron si një alternativë konkrete.
Ky zhvillim vjen menjëherë pasi lojtari kishte shfaqur dëshirën për një rikthim të bujshëm te Interi. Megjithatë, drejtuesi i klubit milanez, Beppe Marotta, i ka mbyllur përfundimisht dyert, duke e bërë të qartë se argjentinasi nuk bën pjesë në planet e klubit dhe nuk merret fare në konsideratë si opsion.
Për momentin, sulmuesi mbetet pa skuadër që nga sesioni i verës, ndërkohë që angazhimi i tij i fundit në fushën e blertë ishte me fanellën e Gallatasarajt.
Pjesën më të madhe të karrierës së tij, Ikardi e ka kaluar pikërisht te zikaltrit e Interit, ku ka lënë gjurmë të rëndësishme. Pikërisht për këtë arsye, një kalim i mundshëm te Juventusi do të përbënte një tradhti sportive ndaj tifozëve milanezë, duke e çuar atë drejt një prej rivaliteteve më të ashpra në futbollin italian.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: