Aktuale
Konfirmohet rikthimi: Edicioni i gjashtë i “Big Brother VIP Albania” vjen së shpejti në Top Channel
Reklamë e Sponsorizuar
Spektakli televiziv që ka thyer çdo standard shikueshmërie dhe ka mbërthyer pas ekranit miliona shqiptarë kudo në botë, “Big Brother VIP 6”, do të nisë transmetimin në ekranin e Top Channel.
Përmes një videoje të publikuar në llogarinë zyrtare të formatit në rrjetet sociale, ku spikat thirrja “It’s time” (Është koha), është paralajmëruar zyrtarisht nisja e këtij edicioni të ri që pritet të ngjallë sërish interes të jashtëzakonshëm te publiku.
Ndërkaq, në hapësirën digjitale tashmë kanë nisur aludimet dhe qarkullimi i emrave të parë të njohur të skenës dhe ekranit që përfliten se do t'i bashkohen garës. Spekulimet do të marrin fund shumë shpejt, kur të zulohen zyrtarisht banorët e rinj që do të pranojnë sfidën për t'u izoluar dhe vëzhguar 24 orë në ditë nga kamerat e shtëpisë më të famshme në vend.
Aksesi te ky reality show do të jetë i plotë për shikuesit, pasi “Big Brother VIP 6” do të transmetohet si zakonisht përmes dy kanaleve të dedikuara posaçërisht në platformën DigitAlb.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: