Aktuale
Tragjedi në kryeqytet: Austriaku gjetur pa shenja jete në një banesë
Reklamë e Sponsorizuar
Një shtetas austriak ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqartë, pasi është gjetur pa shenja jete brenda një banese të vendosur në rrugën “Isa Boletini” në qytetin e Prishtinës.
Sipas informacioneve zyrtare, incidenti është regjistruar gjatë pasdites së djeshme. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur njësitë e duhura policore së bashku me ekipin mjekësor, i cili nuk ka mundur të bëjë gjë tjetër veçse të konstatojë vdekjen e viktimës.
Në lidhje me këtë ngjarje, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se, me urdhër të prokurorit kompetent, rasti është regjisruar zyrtarisht dhe trupi i pajetë është dërguar pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) për t'i nënshtruar obduksionit, ndërkohë që hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: