Sport
Prishtina sot ngrihet në protestë mbarëkombëtare: Kërkohet drejtësi dhe përgjegjësi për vrasjen e Arlinda Zekajt
Reklamë e Sponsorizuar
Me thirrjen e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist, kryeqyteti sot do të jetë vatër e një proteste mbarëkombëtare, ku do të kërkohet me ngulm drejtësi dhe llogaridhënie lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.
Grumbullimi i protestuesve do të nisë sot në orën 12:00, me pikënisje nga Katedralja “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Sipas organizatorëve, vrasja e Arlinda Zekajt si dhe reagimi i pamjaftueshëm i organeve shtetërore e kanë zhytur shoqërinë në një krizë dhe pasiguri të thellë. Nga kjo organizatë nënvizojnë se kjo situatë mund të tejkalohet vetëm përmes përgjegjësisë së drejtpërdrejtë shtetërore dhe garantimit të plotë se jeta e grave do të trajtohet me seriozitetin maksimal.
“Vrasja makabre e Arlindës e ka ekspozuar në mënyrë të paprecedentë të gjithë zinxhirin institucional që, kur gratë ndihen në rrezik dhe kërkojnë ndihmë, në vend se t’i mbrojë, i anashkalon dhe me duart e veta i dërgon drejt vrasjes.”, thuhet në njoftimin zyrtar të Kolektivit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: