Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Fabio Cannavaro shpalos synimin jetësor: Dua me çdo kusht stolin e Italisë

Redaksia Lajmetereja • 06-11-2026 22:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Fabio Cannavaro shpalos synimin jetësor: Dua me çdo kusht stolin e Italisë
Fabio Cannavaro ka shprehur hapur ambicien e tij më të madhe në karrierën e trajnerit, duke pranu se synimi i tij kryesor është që në të ardhmen të marrë drejtimin e kombëtares së Italisë. Ish-kapiteni legjendar i “Axurrëve” e sheh rikthimin në futbollin italian dhe udhëheqjen e përfaqësueses si sfidën më të rëndësishme të jetës së tij profesionale. Gjatë një interviste për emisionin “Calcio Unplugged” në “Sky Sport Italia”, 53-vjeçari u ndal edhe te periudha e shkurtër në krye të Udineses, duke mos e fshitur habitjen për faktin se klubi nuk e vazhdoi bashkëpunimin me të në vitin 2024. “Qëllimi dhe ëndrra ime, gjë që është normale, është të trajnoj në Itali dhe ta drejtoj kombëtaren. Po punoj për këtë, jo për të udhëtuar nëpër botë dhe për të shkuar në Azi. Dua të punoj shumë për të arritur objektiva të rëndësishëm”, u shpreh Cannavaro. Gjatë muajve të fundit të sezonit 2023/24, ish-mbrojtësi i famshëm drejtoi Udinesen në vetëm pesë takime, por ia doli me sukses të siguronte mbijetesën në Serie A pikërisht në ndeshjen e fundit. Pavarësisht këtij rezultati, drejtuesit vendosën ndryshe, një vendim që ai vazhdon ta ketë të paqartë. “Në 99 për qind të rasteve, trajnerët mbahen në detyrë. Me mua u mor një vendim tjetër dhe unë e pranova. Nuk ma shpjeguan arsyen”, shtoi ai. Aktualisht, Cannavaro mban postin e përzgjedhësit të kombëtaren e Uzbekistanit, me të cilën ka arritur një sukses historik duke e kualifikuar për herë të parë në Kupën e Botës. Gjatë karrierës së tij, ai ka drejtuar edhe skuadra si Al-Nassr, Guangzhou Evergrande, si dhe kombëtaren e Kinës. Ai theksoi se sfidat ndërkombëtare e kanë ndihmuar jashtëzakonisht në zhvillimin e tij profesional dhe se nuk do të ndryshonte asnjë nga zgjedhjet që ka bërë deri më tani. Megjithatë, italiani pranoi se i mungon ndjeshëm puna e përditshme me lojtarët në nivel klubesh. “Puna e përditshme e një trajneri është ndryshe. E sheh futbollistin çdo ditë, bisedon me të, përpiqesh ta ndihmosh të rritet dhe të përmirësohet”, vlerësoi ai. Ndërkohë që e ardhmja e tij në krye të Uzbekistanit mbetet e hapur për t'u diskutuar, Cannavaro mban të qartë busullën e karrierës së tij, e cila në horizont ka vetëm një objektiv madhështor: stolin e kombëtares italiane.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar