Sport
Venezia merr fitore jetike ndaj Udineses së Mërgim Vojvodës dhe largohet nga fundi i tabelës
Reklamë e Sponsorizuar
Venezia ka triumfuar me rezultatin 2:1 ndaj Udineses, në një takim ku Mërgim Vojvoda u aktivizua nga minuta e parë për skuadrën e tij, ndërsa sulmuesi Albion Rrahmani mbeti në bankinë gjatë gjithë ndeshjes pa marrë minuta.
Falë këtij suksesi, Venezia ka arritur të ngjitet në renditje duke lënë pas zonën e rrezikut, ndërsa Udinese pëson një rënie të ndjeshme në tabelë.
Momenti i parë vendimitar i sfidës u regjistrua në minutën e 53-të. Toma Bashiq përfitoi në mënyrë perfekte nga një asistim i saktë i Antoine Hainaut brenda zonës dhe me një goditje tokazi zhbllokoi shifrat, duke dërguar topin në këndin e poshtëm të majtë të portës.
Megjithatë, epërsia e vendasve zgjati shumë pak, pasi Udinese gjeti golin e barazimit në minutën e 58-të. Fati nuk ishte në anën e mbrojtësit të Venezias, Matías Moreno, i cili shkaktoi një autogol pas një devijimi të pafat të topit.
Kur ndeshja dukej e barpeshuar, vetëm shtatë minuta më vonë, Kike Perez gjeti hapësirën e duhur dhe lëshoi një predhë nga distanca. Topi u ndal në trekëndëshin e djathtë të portës, duke e lënë portierin Maduka Okoye vetëm sa për statistikë, për t'i dhënë epërsinë përfundimtare 2:1 Venezias.
Pas përmbylljes së javës së dhjetë në Serie A, Venezia ngjitet në vendin e 19-të me gjashtë pikë të grumbulluara, ndërkohë që Udinese zhytet në fundin e tabelës, duke zënë pozicionin e 20-të.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: