Kronikë
Tragjedi në kryeqytet: Gjendet pa shenja jete një person, forcat e rendit nisin hetimet
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin mbrëmjen e së premtes, pasi një person është gjetur pa shenja jete në qytetin e Prishtinës.
Këtë informacion e ka konfirmuar për portalin tonë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili ka saktësuar se njësitet policore janë njoftuar rreth orës 20:00.
Menjëherë pas marrjes së informatës, ekipet e emergjencës mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
"Policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka nisur një hetim mbi vdekjen, si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe ekzaminuese që do të ndihmonin në hetimin e ngjarjes dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit", ka deklaruar Pllana.
Autoritetet kompetente nuk kanë bërë ende të publike detaje shtesë që do të ndihmonin në identifikimin e viktimës, ndërsa hetimet mbeten të hapura deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: