Politikë
Apeli nga 'Lajmet e Reja': Përpjekjet për rrëzimin e ekzekutivit aktual shërbejnë vetëm interesave të korrupsionit të pasluftës
Reklamë e Sponsorizuar
Përpjekjet për të rrëzuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, e cila cilësohet si administrata më e pakorruptuar në vend që nga periudha e pasluftës, përfaqësojnë një qasje të papranueshme dhe të dëmshme për të ardhmen e shtetit.
Populli i Kosovës shquhet për pjekuri dhe mençuri politike. Thirrjet e fundit për protesta kundër një qeverie që prej ardhjes në pushtet është angazhuar pareshtur në luftimin e krimit dhe korrupsionit duket se nuk do të gjejnë mbështetjen e qytetarëve.
Opinion publik duhet të jetë i vetëdijshëm se organizimi i protestave me qëllim rrëzimin e qeverisë aktuale po kërkohet pikërisht nga ata politikanë të cilët, gjatë dekadave të kaluara, kanë krijuar pasuri përmes abuzimeve dhe korrupsionit institucional.
Qytetarët e Kosovës pritet t'i bojkotojnë këto tubime, pasi ato bien ndesh me interesat jetike dhe perspektivën evropiane të vendit, duke mbrojtur agjenda të ngushta personale të politikanëve të inkriminuar.
Edhe pse protestat paqësore mbeten e drejtë themelore demokratike, qeveritë e zgjedhura në mënyrë legjitime, të cilat qeverisin pa afera korruptive, nuk mund të përmbyset përmes formave të dhunshme apo presioneve të rrugës.
Qysh në fillim të mandatit të saj, pas fitores në zgjedhjet e jashtëzakonshme, ekzekutivi aktual premtoi zbatimin e ligjeve të rrepta, përfshirë konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar të fituar në mënyrë të paligjshme gjatë pasluftës.
Të frikësuar nga këto nisma ligjore, strukturat e caktuara politike po ushqejnë iluzione se mund ta rrëzojnë qeverisjen aktuale përmes protestave, thirrjeve publike dhe parullave politike.
Nëse në pushtet në Kosovë rikthehen ata liderë politikë që dikur i falën territore Malit të Zi, u pasuruan përmes korrupsionit dhe me votat e tyre në Parlament dërguan krerët e UÇK-së në Hagë për t'u ballafaquar me drejtësinë, vendi rrezikon të mos shohë kurrë ditë të bardha.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: