Politikë
Ministrja Bogujevciprit triumfueset e edicionit 2026 të “Akordeve të Kosovës”
Reklamë e Sponsorizuar
Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka zhvilluar një takim zyrtar me Troja Bicurrin dhe Dalina Haxhiun, të cilat u shpallën fituese të edicionit të sivjetmë të Festivalit të Këngës “Akordet e Kosovës” 2026.
Gjatë këtij takimi, kreu i dikasterit të kulturës ka ndarë detaje nga biseda me artistet e reja, ku në fokus kanë qenë mbresat e tyre nga festivali, sfidat e përgatitjeve, si dhe emocionet e përjetuara gjatë paraqitjes në skenë.
Po ashtu, në këtë bashkëbisedim, ku kanë marrë pjesë edhe drejtoresha e RTK-së, Zana Spahiu, dhe drejtoresha e festivalit, Arta Avdiu, u shkëmbyen mendime lidhur me mbarëvajtjen, organizimin dhe angazhimin e treguar në edicionin aktual, si dhe planet për të garantuar zhvillimin dhe traditën e festivalit edhe në të ardhmen.
Në përmbyllje të takimit, ministrja Bogujevci u ka shprehur urimet e saj më të sinqerta dy fitueseve, duke u dëshiruar suksese të mëtejshme dhe karrierë të ndritur në rrugëtimin e tyre artistik e muzikor.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: