Aktuale
28 milionë fansa dhe pa privatësi, Vozinha: Më mungon jeta e vjetër
Reklamë e Sponsorizuar
Portieri i Kepit të Gjelbër, Vozinha, u shndërrua në një nga surprizat më të mëdha të Botërorit 2026, por fama e papritur tashmë po i kushton shtrenjtë.
Pas paraqitjes së shkëlqyer në barazimin 0-0 ndaj Spanjës, ai kaloi nga rreth 56 mijë ndjekës në Instagram në më shumë se 28 milionë.
40-vjeçari tregoi për The Observer se jeta e tij ka ndryshuar plotësisht.
Tash njerëzit e ndalojnë në restorante, kërkojnë fotografi dhe autografe, ndërsa disa e filmojnë pa leje. Edhe nëna e tij përballet me tifozë që shkojnë në shtëpinë e saj në Kepin e Gjelbër.
“E kam humbur qetësinë dhe tranquillitetin. Nuk kam më privatësi, ose të paktën shumë më pak se më parë”, tha Vozinha.
Ai pranoi se, pavarësisht miliona ndjekësve dhe mundësive të reja, nuk ishte kjo jeta që kishte kërkuar.
“Shumë njerëz duan të bëhen të famshëm dhe të kenë një profil publik, por shohin vetëm anën pozitive të kësaj. Të jem i sinqertë, nëse do të më ofrohej jeta që kam sot ose ajo që kisha më parë, do të zgjidhja atë që kisha më parë”,u shpreh portieri.
Fama e tij nisi pas shtatë pritjeve ndaj Spanjës, ndërsa transmetuesi brazilian CazéTV u bëri thirrje miliona shikuesve ta ndiqnin Vozinhën në Instagram. Brenda pak orësh, ai kaloi shifrën e një milion ndjekësve.
Megjithatë, historia nuk përfundoi me Botërorin. Vozinha iu bashkua klubit kilian Colo-Colo dhe u përfshi edhe në listën e 10 kandidatëve për çmimin Yashin për portierin më të mirë.
“Nuk e kisha imagjinuar kurrë se mund të ndodhte. Ishte e paimagjinueshme”,tha ai për nominimin.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: