Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Gëzim dhe krenari familjare: Gjenerata më e re e Policisë së Kosovës kurorëzon suksesin

Redaksia Lajmetereja • 06-11-2026 18:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Gëzim dhe krenari familjare: Gjenerata më e re e Policisë së Kosovës kurorëzon suksesin
Kryeqyteti ka mirëpritur sot ceremoninë zyrtare të diplomimit të gjeneratës së 63-të të kadetëve të Policisë së Kosovës. Pas një periudhe intensive të përgatitjes profesionale, këta të rinj janë gati të nisin rrugëtimin e tyre në shërbim të institucionit të sigurisë. Atmosfera në këtë ngjarje është shoqëruar me ndjenja të thella mallëngjimi dhe krenarie nga ana e familjarëve, të cilët kanë ndarë gëzimin për suksesin e më të afërmve të tyre dhe kanë vlerësuar lart angazhimin e përditshëm të forcave të rendit në vend. Ndër pjesëmarrkit ishin edhe Florian Kolgeci dhe Artiol Pajaziti, dy prej kadetëve të rinj, familjet e të cilëve kanë shprehur hapur emocionet e tyre për këtë hap të rëndësishëm në karrierën e djemve të tyre. Duke ndarë përshtypjet për ceremoninë, vëllai i Florian Kolgecit ka vënë inë pah rëndësinë e kësaj dite, duke e cilësuar atë si një mision nderi për t'i shërbyer atdheut. “Sot është diplomuar vëllai i vogël, Florian Kolgeci. Është një kënaqësi e veçantë dhe krenari e madhe që do t’i shërbejë Republikës së Kosovës. Ka qenë sfidë për ta, por edhe mësim. Uroj dhe shpresoj që Policia e Kosovës të jetë dhe të mbetet njëra ndër policitë më të mira në Ballkan dhe besoj që kjo gjeneratë do ta bëjë shtetin e Kosovës krenar, me meritat dhe punën e vet, shumë të suksesshme”, ka deklaruar ai. Në të njëjtën linjë kanë qenë edhe përshtypjet nga familja e Artiol Pajazitit, të cilët kanë ndalur theksin te niveli i lartë i përgatitjes që kadetët kanë marrë përgjatë trajnimit të tyre. “Nga familja ime sot ka diplomuar Artiol Pajaziti. Me të vërtetë është një emocion shumë i madh. E përgëzoj këtë përgatitje profesionale, të cilën e ka dhënë i gjithë ekipi profesional i Policisë së Kosovës, për përgatitjen e tyre fizike, psikike, mendore dhe në çdo lëmi”, u shpreh familjari i tij. Ndërkaq, një histori tjetër prekëse ka ardhur nga një prind, ëndtërr e të cilit për t'u bërë pjesë e policisë është realizuar tashmë nga e bija e tij. “Unë, si prind i saj, e kam pasur ëndërr këtë punë, por nuk pata mundësi unë ta arrija në atë kohë. Vajza e ka vazhduar këtë drejtim dhe shpresoj vetëm suksese për të gjithë. Ka qenë shumë e angazhuar, por ia ka dalë, ia ka dalë 100%”, tha ai. Kujtojmë se kjo gjeneratë përbëhet nga rreth 400 pjesëtarë të rinj, ku spikat prania e 118 vajzave dhe grave. Ky kontingjent i ri i kadetëve zyrtarisht i shtohet radhëve të Policisë së Kosovës, duke marrë mbi vete barrën e garantimit të rendit, sigurisë publike dhe zbatimit të ligjit në mbarë vendin.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar