Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Kurti: Hendeku tregtar mbetet pengesa kryesore e zhvillimit ekonomik

Redaksia Lajmetereja • 06-11-2026 15:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kurti: Hendeku tregtar mbetet pengesa kryesore e zhvillimit ekonomik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se deficiti tregtar vazhdon të përbëjë një prej sfidave më të mëdha për ekonominë e vendit. Këto deklarata ai i bëri gjatë ceremonisë zyrtare të nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit për themelimin e Eko-Parqeve Industriale në Kosovë. “Përkundër rritjes ekonomike që kemi shënuar na duhet të pranojmë që deficiti tregtar mbetet një nga sfidat kryesore të ekonomisë sonë. Gjatë vitit 2025 Kosova importi mallra në vlerë prej shtatë miliardë eurosh, ndërsa eksportoi rreth një miliardë euro. Edhe në vitin 2026 pavarësisht rritjes së eksportit hendeku tregtar po vazhdon të jetë i madh”, ka deklaruar ai. Sipas kreut të ekzekutivit, fokusi kryesor i platformës qeverisëse mbetet orientimi drejt ekonomisë qarkore dhe asaj me karakter konkurrues. “Shtylla e parë e programit tonë qeverisës i kushtohet ekonomisë qarkore dhe konkurruese. Prandaj nisa e projektit për zhvillimin e parqeve eko-industriale është në linnë të plotë me orientimin tonë strategjik dhe lidhet drejtëpërdrejtë me mënyrën se si do të zhvillohet industria dhe ekonomia e Republikës sonë në vitet në vijim.”, ka thënë ndër të tjera Kurti. Duke vënë në pah ecurinë pozitive të treguesve ekonomikë përgjatë viteve të fundit, Kurti theksoi synimin që pjesa më e madhe e produkteve që aktualisht importohen të prodhohen brenda vendit. “Gjatë viteve të fundit ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje të ndjeshme. Bruto produkti vendor është rritur përafërsisht e mesatarisht me nga një miliarde euro në vit, ndërkohë që më herët nevojiteshin tri vjet për një rritje të tillë. Në të njëjtën periudhë gjatë këtyre pesë viteve të fundit mbi 85 mijë vende të reja të punës janë krijuar. Eksportet e shërbimeve gati janë trefishuar ndërkaq investimet e huaja direkte kanë kaluar për herë të parë vlerën prej një miliardë eurosh. E, ne duam që sa më shumë mallra që sot i blejmë nga jashtë të prodhohen në Kosovë. Prandaj, parqet industriale i shohim si një nga mekanizmat që mund të ndihmojnë në arritjen e këtj qëllimi. Ato u ofrojnë bizneseve vendore hapësirën dhe infratsurkturën e nevojshme për t’i zgjeruar kapacitetet prodhuese. Ndërsa, krijojnë kushte më tërheqëse për investitorët e huaj që dëshirojnë të zhvendosin një pjesë të veprimtarisë së tyre prodhuese në vendin tone”, ka thënë ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar