Politikë
Gërvalla takon ministrin irlandez O’Callaghan: Theksohet bashkëpunimi i ngushtë në drejtësi dhe lufta ndaj korrupsionit
Reklamë e Sponsorizuar
Në kuadër të Forumit Ministror BE–Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, është takuar gjatë ditës së sotme me homologun e saj nga Irlanda, Jim O’Callaghan. Në qendër të këtij takimi bilateral kanë qenë procesi i reformave në sistemin e drejtësisë, konsolidimi i shtetit së së drejtës dhe angazhimi i përbashkët kundër dukurisë së korrupsionit.
Gjatë bisedës, dy zyrtarë të lartë shtetërorë shqyrtuan mundësitë për thellimin e partneritetit dypalësh në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar për çështjet penale ndërmjet dy shteteve.
“Me shtetin mik të Irlandës, synojmë të çojmë përpara bashkëpunimin juridik ndërkombëtar në çështjet penale, me fokus në krijimin dhe avancimin e mekanizmave për ndihmë të ndërsjellë juridike, ekstradim dhe transferim të personave të dënuar. Këto mekanizma janë thelbësorë për të siguruar që kufijtë shtetërorë të mos shndërrohen në strehë për krimin dhe që drejtësia të mos ndalet aty ku përfundon juridiksioni i një shteti”, deklaroi Gërvalla.
Po ashtu, ministrja vuri in primis theksin te domosdoshmëria e koordinimit me agjencitë e Bashkimit Evropian për t'u ballafaquar me sukses me krimin e organizuar dhe korrupsionin, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të BE-së në implementimin e reformave dhe rrugëtimin evropian të vendit.
“Kosova nuk bën kompromis me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë”, tha Gërvalla.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: