Sport
Përforcim i bujshëm për Dardanët: Supertalenti suedez vishet kuqezi
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka siguruar një tjetër talent të spikatur për të ardhmen, duke i rrëmbyer Suedisë një prej mbrojtësve më premtues të gjeneratës së tij. Bëhet fjalë për 19-vjeçarin Bleon Kurtulus, i cili ka vendosur përfundimisht t'i bashkohet fanellës dardane.
Kurtulus, i cili aktualisht luan me klubin e njohur suedez Malmö, ka qenë pjesë e pandashme e të gjitha grupmoshave zinxhir të Suedisë deri më tani. Megjithatë, ai ka zgjedhur që karrierën e tij ndërkombëtare ta vazhdojë me përfaqësuesen e Kosovës, duke u konsideruar si një nga prurjet më cilësore për repartin e prapavijës.
Për ndeshjet e radhës, shtabi teknik ka publikuar listën e plotë të lojtarëve të ftuar, ku figura e Kurtulus spikat mes emrave të njohur të futbollit tonë.
Në repartin e portës figurojnë: Arijanit Muriç, Amir Shaipi dhe Visar Bekaj.
Ndërsa për mbrojtjen janë grumbulluar: Lumbardh Dellova, Lindrit Kamberi, Ilir Krasniqi, Kreshnik Hajrizi, Ron Raçi, Bleon Kurtulus, Mërgim Vojvoda, Dion Gallapeni dhe Milot Avdyli.
Grupi i mesfushës dhe i sulmit përbëhet nga: Ermal Krasniqi, Veldin Hoxha, Erblin Osmani, Dion Kaçuri, Lindon Emërllahu, Leon Avdullahu, Elvis Rexhbeçaj, Baton Zabërgja, Edon Zhegrova, Milot Rashica, Valmir Matoshi, Albion Rrahmani, Fisnik Asllani, Enis Rexhepi dhe Vedat Muriqi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: