Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Aksion antid kontrabandë në Ranillug: Sekuestrohen mallra mbi 10 mijë euro dhe kapen tre persona

Redaksia Lajmetereja • 06-11-2026 13:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Aksion antid kontrabandë në Ranillug: Sekuestrohen mallra mbi 10 mijë euro dhe kapen tre persona
Në kuadër të Planit Operativ “Gatishmëria Vepruese 2026”, Njësiti i Task Forcës – i përbërë nga Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Kufirit – Jugu – në bashkëpunim me njësitet policore dhe mbështetur në informacione operative, ka ndërmarrë një ndërhyrje të shpejtë dhe të koordinuar në fshatin Korminjan të Komunës së Ranillugut. Falë vëzhgimit intensiv dhe ngritjes së dy pritave policore, autoritetet arritën të lokalizojnë dhe ndalojnë tre traktorë të tipit Rakovica, të pajisur me rimorkio të improvizuara dhe pa targa regjistrimi. Mjetet dyshohet se kishin kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia, duke u futur nga fshati Konçul përmes rrugëve malore dhe alternative drejt Korminjanit. Gjatë këtij operacioni u arrestuan tre të dyshuar, shtetas të Republikës së Kosovës të nacionalitetit serb, të cilët dyshohet se qëndrojnë pas skemës së kontrabandimit të mallrave përmes vijës kufitare. Pas një kontrolli të imtësishëm të mjeteve transportuese, ekipet kompetente zbuluan dhe bllokuan ngarkesën e paligjshme, e cila përfshinte: • 144 arka me birra të markave Heineken, Tuborg dhe Zaječarsko; • 250 kilogramë mish i bluar; • 2 printerë profesionalë; • 2 pajisje të mëdha të rrjetit (switch) MikroTik; • 5 pajisje të mesme të rrjetit (switch) MikroTik; • 6 monitorë kompjuteri, 24 inç. Vlera fillestare e tregut për mallrat e kapura llogaritet të jetë mbi 10,000 (dhjetë mijë) euro, ndërsa shifra përfundimtare do të përcaktohet nga ekspertët pas përfundimit të procedurave zyrtare të vlerësimit. Përveç mallrave, autoritetet sekuestruan edhe tre traktorët së bashku me rimorkiot e tyre, të cilat shërbyean për transportimin e produkteve të kontrabanduara. Të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale u ndërmorën nën koordinimin e ngushtë të prokurorit përgjegjës, ndërkohë që rasti po hetohet nga Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Rajonale të Kufirit – Jugu. Dogana dhe Policia e Kosovës rikonfirmojnë angazhimin e tyre të palëkundur në luftën kundër kontrabandës, krimit ndërkufitar dhe çdo veprimtarie ilegale që dëmton sigurinë, rendin dhe ekonominë e vendit. Këto aksione të suksesshme dëshmojnë gatishmërinë e lartë institucionale për mbrojtjen dhe kontrollin e kufirit shtetëror, si dhe vlerën e madhe të bashkëpunimit të ndërsjellë në luftimin e paligjshmërisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar