Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Vala e re e alarmeve për bomba paralizon hapësirën ajrore evropiane, zyrtari spanjoll flet për luftë psikologjike

Redaksia Lajmetereja • 06-11-2026 12:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Vala e re e alarmeve për bomba paralizon hapësirën ajrore evropiane, zyrtari spanjoll flet për luftë psikologjike
Evropa është përballur ditën e premte me një valë të re kërcënimesh me eksploziv ndaj fluturimeve civile, duke shënuar rastin e tretë brenda një jave. Lidhur me këtë situatë alarmante, ministri i Jashtëm i Spanjës ka deklaruar se kontinenti po përballet me një “agresion hibrid dhe një formë lufte psikologjike”. Pavarësisht situatës së tensionuar, pas verifikimeve përkatëse nuk është konstatuar asnjë mjet shpërthyes në bordin e aeroplanëve, të cilët kanë arritur të uken në tokë pa u rrezikuar. Autoritetet policore në Danimarkë konfirmuar se kanë nisur hetimet për mesazhet kërcënuese që kishin në shënjestër lëvizjet ajrore në aeroportin e Kopenhagenit, ndërkohë që në vlerësimin e parë u konstatua se siguria e udhëtarëve nuk ka qenë e rrezikuar, kurse vetë aeroporti ka vijuar punën me ritme normale. Nga ana e saj, policia çeke bëri të ditur se ka regjistruar alarme për bombë në disa linja fluturimi që kishin si destinacion ose pikënisje kryeqytetin e Çekisë. Një përfaqësues i aeroportit të Pragës saktësoi se paralajmërimet preknin katër fluturime hyrëse dhe pesë dalëse, por fatmirësisht nuk u gjet asnjë mjet i dyshimtë dhe trafiku ajror nuk pësoi anulime apo ndryshime rrugësh. Megjithatë, situata ka sjellë disa ndërhyrje operacionale, ku burime nga autoritetet aeroportuale italiane njoftuan se një avion i kompanisë Wizz Air, i nisur nga Praga drejt Romës, është detyruar të devjojë kursin dhe të ulet pa probleme në Venecia. Edhe autoritetet franceze kanë konfirmuar përmes Zyrës së Kryeministrit se janë regjistruar katër alarme të reja për mjete shpërthyese që synonin avionë në hapësirën ajrore të Francës, të cilët megjithatë kanë përfunduar udhëtimin e tyre me një ulje të sigurt. Një masë e rreptë sigurie është aktivizuar gjithashtu në aeroportin e mbërritjes për një fluturim të kompanisë Ryanair që operonte në linjën Romë–Lisbonë, pasi ky i fundit u bë cak i një alarme për bombë gjatë uljes.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar