Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Merkatoja e janarit: Barcelona kërkon përforcim te Arsenal

Redaksia Lajmetereja • 06-11-2026 12:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Merkatoja e janarit: Barcelona kërkon përforcim te Arsenal
Klubi katalanas ka vënë në shënjestër mbrojtësin ekuadorian Piero Hincapié, teksa po përgatitet për lëvizjet e para në afatin kalimtar të dimrit. Sipas mediave ndërkombëtare, drejtori sportiv i gjigantit spanjoll, Deco, ka ndërmarrë hapat e parë duke kontaktuar agjentët e 24-vjeçarit, me qëllim që të analizojë kushtet dhe fizibilitetin e një operacioni të mundshëm transferimi.
Në këtë periudhë, futbollisti nga Amerika Latine po aktivizohet më pak se ç'pret te skuadra e Arsenal, pavarësisht se trajneri Mikel Arteta e sheh atë si një element të rëndësishëm për stabilitetin e lojës në fushë.
Drejtuesit në “Camp Nou” synojnë të kapitalizojnë pikërisht këtë situatë të lojtarit. Si Deco, ashtu edhe kreu i stolin katalanas, Hansi Flick, admirojnë polivalencën e tij, pasi ai mund të luajë me të njëjtin sukses si në qendër të prapavijës, ashtu edhe në krahun e majtë të mbrojtjes.
Pavarësisht interesimit të qartë dhe entuziazmit nga ana e “blaugranëve”, realizimi i kësaj marrëveshjeje paraqet sfida të mëdha në nisje. Numri një i pankinës së Arsenal, Mikel Arteta, shfaqet shumë skeptik rreth idesë së shitjes apo huazimit të mbrojtësit gjatë merkatos së janarit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar