Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Mourinho flet për largimin e Ronaldos nga kombëtarja: Ja si u shpreh trajneri portugez

Redaksia Lajmetereja • 06-11-2026 12:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Mourinho flet për largimin e Ronaldos nga kombëtarja: Ja si u shpreh trajneri portugez
Trajneri i Real Madridit, José Mourinho, ka thyer heshtjen lidhur me vendimin e Cristiano Ronaldos për t'i dhënë fund rrugëtimit të tij me fanellën e kombëtares së Portugalisë, duke kërkuar që ky vendim të respektohet plotësisht nga të gjithë. “Nuk dua të komentoj largimin e Cristiano Ronaldos nga kombëtarja portugeze. Duhet respektuar dhe unë e respektoj vendimin e tij. Kjo nuk është një tërheqje nga futbolli. Karriera e tij nuk ka përfunduar. Kushdo që e njeh, e di se ka ende objektiva për të arritur”, u shpreh ai. Megjithatë, teknik portugez nuk ka fshehur pakënaqësinë e tij me mënyrën se si është menaxhuar ky moment nga ana institucionale, duke vënë theksin te mungesa e një ceremonie zyrtare. “E vetmja gjë që do të dëshiroja është që lamtumira e tij si futbollist të ndodhte në një ditë tjetër”, – shtoi Mourinho, duke kritikuar hapur formatin e zgjedhur për këtë ngjarje të rëndësishme. Kujtojmë se ylli portugez i dha lamtumirën ekipit kombëtar përmes një videomesazhi ku lexoi një letër drejtuar mbështetësve, një zgjedhje kjo që krijoi krahasime të menjëhershme me lamtumirën madhështore publike që Argjentina i organizoi Lionel Messit vetëm pak javë më parë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar