Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Zbulimet e Rolando Maran: Pse mungojnë Balliu e Strakosha, ftesa speciale për tifozët dhe synimi për kreun e grupit

Redaksia Lajmetereja • 06-11-2026 12:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Zbulimet e Rolando Maran: Pse mungojnë Balliu e Strakosha, ftesa speciale për tifozët dhe synimi për kreun e grupit
Trajneri i kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka dalë në një konferencë për shtyp për të bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për dy sfidat e fundit të Grupit C1 në Ligën e Kombeve, ku kuqezinjtë do të ndeshen me Finlandën dhe Bjellorusinë. Gjatë fjalës së tij, tekniku italian ka shpjeguar kriteret e përzgjedhjes dhe pritshmëritë që ka nga grupi: "Kur bëj një listë mendoj, jam i bindur se është lista e duhur, nuk do thotë që kush nuk është në listë nuk mund të ishte i aftë për të qenë i gatshëm, për të dhënë një kontribut për këtë fanelle. Kam marrë në konsideratë formën, përtej Elsit, për arsyet që i dimë. Jam munduar të shoh minutazhin, se mendoj se në këto ndeshje kemi nevojë për lojtarë që janë në formë, që janë mirë dhe në formë të mirë. Për të përmirësuar këto statistika, unë kam marrë shënime… jemi të parët në çdo të dhënë në Ligën C. Në të gjithë Ligën C jemi të parët me gola në favor, jemi ata që kemi pësuar më pak aksione kundër, të parët jemi edhe me gjuajtjet në portë. Ndaj si ta përmirësojmë? Duhet të jemi më konkret dhe kapitalizojmë atë që krijojmë, por do të mundohemi që t’i përmirësojmë këto të dhëna nëse është e mundur", u shpreh ai. Duke u ndalur te mungesat, Maran sqaroi situatën e Balliut dhe Strakoshës: "Sa i përket Balliut, ka ka qenë zgjedhja e tij për të hequr dorë nga Kombëtarja. Ka një dëmtim që e shqetëson dhe ka vështirësi me klubin, ndaj ka vendosur të heqë dorë nga kjo aventurë. Sa i përket Strakoshës, kemi qenë vazhdimisht në kontakt, nuk është në 100% dhe duhet të punojë ndaj është vendosur që të rikuperojë, pasi të ngutej do të ishte e rrezikshme". Në lidhje me presionin dhe synimet e skuadrës, trajneri u shpreh tejet optimist: "Presioni është pozitiv, duam të bëjmë mirë, të mbyllim mirë këtë grup, në kryesim. Kemi të gjitha mundësitë ta bëjmë, jemi me motivimin e duhur. Kam dëgjuar djemtë që duan të mbërrijnë te ky objektiv me pasion. Ndaj presioni është pozitiv, që tregon mundësinë të bësh maksimumin. Shoh pak lojtarët dhe një presion i tillë është i mirëpritur. Një pasion i tillë na bën mirë". Tekniku italian komentoi edhe situatën e lojtarëve të tjerë si Tuci, Asani apo Lilo: "Tucin e kam ndjekur. Në këtë grumbullim jam munduar të konfirmoj lojtarët që më kanë dhënë garanci dhe më kanë pëlqyer, ndaj kam menduar se është ideale të konfirmoj këtë bllok. Por Tucin, si çdo lojtar tjetër, po e shoh dhe kush rritet është i mirëpritur, sepse ky ekip ka nevojë për lojtarë në formë dhe janë të mirëpritur të gjithë". Sakaq, për Asanin dhe Lilon ai shtoi: "Asani? Po, kjo lidhet me diskutimin për Tucin, vlen për të dhe të tjerë. Edhe për Asanin ka vëmendje, e përsërit se këtë herë desha të jap vazhdimësi për garancitë që më dhanë djemtë. Por jo se të tjerët janë jashtë projektit, absolutisht. Lilon e kemi ndjekur, ka bërë dy ndeshje. Edhe në këtë rast konfirmova bllokun që kisha në grumbullimin e kaluar, se përtej ndonjë dëmtimi, më kanë dhënë garanci. Por ai është padyshim një lojtar të cilin po e ndjekim me vëmendje". Për t'u afruar sa më shumë me tifozët, Maran ka marrë një vendim të veçantë për seancën e parë stërvitore: "Ka aq shumë dëshirë për të qenë para tifozëve tanë, që janë të shumtë dhe duan këtë fanellë, saqë mendova që të hënën t’i mbaj të hapura dyert për të gjithë në stërvitje. Ndaj kush ka dëshirë të jetë me ne në stërvitje, është i mirëpritur, sepse duam ta nisim duke krijuar këtë lidhje në mënyrën e duhur. Duam ta nisim me entuziazmin që na japin tifozët. Është ngrohtësia e tyre që është karburanti më i mirë që mund të jetë". Në fund, i pyetur rreth dilemës së zgjedhjes mes Shqipërisë dhe Kosovës për disa lojtarë, Maran dha një përgjigje të prerë: "Argument për zgjedhjen mes Shqipërisë dhe Kosovës? Unë s’kam argument, kam fanellën. Kush pranon Shqipërinë, është krenar për të veshur këtë fanellë. Ky është argumenti. Ju më mësoni se çfarë do të thotë, kam mësuar të jetoj me ju. Mendoj se lojtarët që do të zgjedhin, duhet të jenë krenarë që e bëjnë, ky është argumenti i parë. Pastaj nuk ka nevojë të tregoj asgjë tjetër, vetëm të ketë këtë lloj krenarie".
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar