Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Kombëtarja surprizon mbështetësit, trajneri Maran zbardh listën dhe vendimin e veçantë para dy sfidave vendimtare

Redaksia Lajmetereja • 06-11-2026 11:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kombëtarja surprizon mbështetësit, trajneri Maran zbardh listën dhe vendimin e veçantë para dy sfidave vendimtare
Kryetrajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, ka dalë sot në një konferencë për media për të bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për dy sfidat e fundit të Grupit C1 në Ligën e Kombeve, ku kuqezinjtë do të ndeshen me Finlandën dhe Bjellorusinë. Gjatë prezantimit, tekniku italian u ndal te kriteret e përzgjedhjes dhe ambiciet e skuadrës nën drejtimin e tij. “Kur bëj një listë mendoj, jam i bindur se është lista e duhur, nuk do thotë që kush nuk është në listë nuk mund të ishte i aftë për të qenë i gatshëm, për të dhënë një kontribut për këtë fanelle”, u shpreh ai. Maran shpjegoi se ka analizuar me kujdes formën fizike dhe minutazhin e lojtarëve: “Kam marrë në konsideratë formën, përtej Elsit, për arsyet që i dimë. Jam munduar të shoh minutazhin, se mendoj se në këto ndeshje kemi nevojë për lojtarë që janë në formë, që janë mirë dhe në formë të mirë. Për të përmirësuar këto statistika, unë kam marrë shënime… jemi të parët në çdo të dhënë në Ligën C. Në të gjithë Ligën C jemi të parët me gola në favor, jemi ata që kemi pësuar më pak aksione kundër, të parët jemi edhe me gjuajtjet në portë. Ndaj si ta përmirësojmë? Duhet të jemi më konkret dhe kapitalizojmë atë që krijojmë, por do të mundohemi që t’i përmirësojmë këto të dhëna nëse është e mundur.” Lidhur me mungesat dhe situatën e disa prej futbollistëve, trajneri qartësoi pozitat e tyre. “Sa i përket Balliut, ka ka qenë zgjedhja e tij për të hequr dorë nga Kombëtarja. Ka një dëmtim që e shqetëson dhe ka vështirësi me klubin, ndaj ka vendosur të heqë dorë nga kjo aventurë. Sa i përket Strakoshës, kemi qenë vazhdimisht në kontakt, nuk është në 100% dhe duhet të punojë ndaj është vendosur që të rikuperojë, pasi të ngutej do të ishte e rrezikshme”, tha ai. Duke folur për aspektin psikologjik dhe objektivat, Maran e cilësoi presionin si një shtysë pozitive për grupin. “Presioni është pozitiv, duam të bëjmë mirë, të mbyllim mirë këtë grup, në kryesim. Kemi të gjitha mundësitë ta bëjmë, jemi me motivimin e duhur. Kam dëgjuar djemtë që duan të mbërrijnë te ky objektiv me pasion. Ndaj presioni është pozitiv, që të jep mundësinë të bësh maksimumin. Shoh pak lojtarët dhe një presion i tillë është i mirëpritur. Një pasion i tillë na bën mirë.” Në lidhje me emrat e rinj dhe bërthamën e skuadrës, tekniku italian theksoi rëndësinë e vazhdimësisë. “Tucin e kam ndjekur. Në këtë grumbullim jam munduar të konfirmoj lojtarët që më kanë dhënë garanci dhe më kanë pëlqyer, ndaj kam menduar se është ideale të konfirmoj këtë bllok. Por Tucin, si çdo lojtar tjetër, po e shoh dhe kush rritet është i mirëpritur, sepse ky ekip ka nevojë për lojtarë në formë dhe janë të mirëpritur të gjithë.” Në fund, ai zbuloi edhe risinë e dedikuar për tifozët kuqezinj, duke hapur dyert e stërvitjes për publikun. “Ka aq shumë dëshirë për të qenë para tifozëve tanë, që janë të shumtë dhe duan këtë fanellë, saqë mendova që të hënën t’i mbaj të hapura dyert për të gjithë në stërvitje. Ndaj kush ka dëshirë të jetë me ne në stërvitje, është i mirëpritur, sepse duam ta nisim duke krijuar këtë lidhje në mënyrën e duhur. Duam ta nisim me entuziazmin që na japin tifozët. Është ngrohtësia e tyre që është karburanti më i mirë që mund të jetë”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar